Opsioni ushtarak qëndron i hapur për të goditur Sirinë sepse "bota është më pak e sigurtë dhe është më mirë nëse Amerika do të respektojë ligjet ndërkombëtare".
Por për momentin zgjidhja diplomatika është përparësi dhe "ne do të punojmë me Rusinë dhe Kinën për të gjetur një zgjidhje në OKB, nëse Siria do të mbajë premtimin për dorëzimin e arsenalit të armëve kimike".
Barack Obama e merr fjalën fiks në orën 21.00 sipas orës së Uashingtonit dhe fjalimi i pritshëm drejtuar kombit zgjat 17 minuta. Është shpjegimi më i qartë, konçiz dhe efikas, që presidenti ka bërë ndonjëherë.
Dhe kjo ndodhi për nevojën për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, "për arsye të princimit dhe për sigurinë tonë", thonë Presidenti i SHBA-së, Barack Obama i cituar nga media ndërkombëtare. I bën thirrje një kombi "të lodhur nga lufta, kështu si unë, pas konflikteve dhjetë vjeçare në Irak dhe Afganistan".
Comments