Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike Vladimir Peshevski sot iu drejtua me një letër të hapur ministres së Tregtisë të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e fton në duel televiziv për të diskutuar çështjen e hapura mes dy vendeve. "Unë dhe Ju jemi dëshmitarë të një situatë mjaft të pakëndshme në të cilën u gjetën shtetet tona ditëve të fundit. Në opinionin e të dy vendeve qarkullojnë informacione të ndryshme dhe ka shumë mendime të ndryshme në lidhje me motivet, shkaqet, faktet dhe argumentet mbi të cilat mbështetet situata aktuale. Kjo shkakton huti dhe nuk kontribuon për tejkalimin e situatës. Mendoj se qytetarëve ua kemi borxh t'ia themi të vërtetën. Andaj ju ftoj për paraqitje të përbashkët televizive, qysh sot, ku para syve të opinionit do të mund ti paraqesim argumentet tona, kurse qytetarët të nxjerrin një përfundim. Ky duel mund të jetë në televizionin Alsat-M, apo në televizionin që ju do ta propozonit e që transmeton program në të dy shtetet", thuhet në letrën e hapur të Peshevskit drejtuar Mimoza Kusarit. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë thirrjen e përsëriti edhe në intervistën për televizionin Alsat.

"Unë mendoj se do të gjendet një zgjidhje gjatë ditëve të ardhshme, ka përpjekje nga të dy palët. Unë madje edhe i dërgova një letër zëvendëskryeministres së Kosovës dhe e ftova për diskutim të hapur në një emision televiziv, ku do të bisedonim për dallimet dhe si e shohim situatën e këtillë dhe si mund ta pengojmë në të ardhmen, por besoj se do të gjendet një zgjidhje", deklaroi Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i Maqedonisë. Alsat M

Category

📺
TV
Comments

Recommended