Durres, kapen autoret e vrasje se 8 shtatorit

  • 9 years ago
Tre ditë pas vrasjes së 27 vjecarit Festim Lemja në fshatin Radë të Shijakut, policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të krimit, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Ngjarja u shënua mbrëmjen e 8 shtatorit mes dy grupe të rinjësh, pas një sheri për femra.
Burime nga policia e Durrësit, kanë bërë të ditur se, të arrestuar janë Alfred Gjoka, 31 vjeç dhe Baki Huqi, 43 vjeç, i dënuar më parë. Gjithashtu policia ka bërë shpalljen në kërkim të 33-vjeçarit, Erian Muharremi, nga Durresi.
Sipas policisë, këto tre persona janë bashkautorë të dyshuar në vrasjen e 27-vjeçarit Festim Lemja, banor i fshatit Hamallaj, përballë një diskoteke në fshatin Radë në Shijak. Viktima mori disa plumba në kokë dhe trup, ndërsa ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri, automatic model 56, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të tretë të dyshuar.

Recommended