70-vjeçari inskenoi vdekjen, mediat spanjolle citojnë 'Shqiptarja.com'

  • 9 years ago
Lajmi në "Shqiptarja.com" se një 70-vjeçar shqiptar shpalli vdekjen, që të afërmit e tij të kujtoheshin për të, ka tërhequr vëmendjen e një medie spanjolle.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, të cilës i referohet gjithashtu edhe televizioni spanjoll ABC, duke cituar gazetën shqiptare "Shqiptarja.com", kanë rrëfyer historinë e të moshuarit të vetmuar shqiptar, Hajdar Lila nga Fushë-Kruja (një qytet i vogël pranë Tiranës - thekson media spanjolle), i cili në ditën e ditëlindjes vendos një njoftim vdekjeje me foton dhe të dhënat personale.

"Që 4 vjet e gjysmë më parë, kur u ktheva nga Kanadaja, as bijtë e mi, as vëllezërit e mi, as kushërinjtë e mi kanë ardhur për një kafe në shtëpinë time", u ankua ai në shkrimin e botuar në të përditshmen "Shqiptarja.com", theksohet në shkrimin e medias spanjolle.

Recommended