Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Masat që Kosova i vendosi ndaj Maqedonisë, nuk janë tregtare por politike. Ky është qëndrimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë prej ku gjithashtu thonë se sekretariati i CEFTA-s nuk mund të reagojë nëse masa nuk është paraqitur te ato, siç është rasti me dy masat që i vendosi Kosova. Problem shtesë është edhe ajo që marrëveshjen me CEFTA-n e ka nënshkruar UNMIKU, e jo Republika e Kosovës, që Prishtinës i jep mundësi kur të jetë e nevojshme, masat të mbulohen me marrëveshjen e CEFTA-s, ndërsa kur është jashtë çdo konteksti të CEFTA-s, thonë se është vendosur nga Republika e Kosovës. Nga OEM thonë edhe pse në këmbimin tregtarë mes dy vendeve, dominon eksporti maqedonas, me masën ad hok do të humbin edhe biznesmenët kosovarë.

"Masa nuk është tregtare, por politike. Masat tregtare sillen në kuadër të rregulloreve, dhe kjo masë është jashtë çdo rregulloreje. Është evidente se nuk bëhet fjalë për masë që është në kuadër të marrëveshjes CEFTA, por është masë bilaterale nga Republika e Kosovës ndaj Republikës së Maqedonisë, për dallim nga masa jonë që ishte në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Masa nuk është paraqitur as në sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel, me çka konfirmohet si masë bilaterale e Kosovës ndaj Maqedonisë", deklaroi Lubica Nuri, OEM. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended