Gruaja e vrarë, rastësisht në tavolinë me objektivin e atentatit

  • 9 years ago
TIRANË -- Bashkëshortja e pronarit të një lokal bastesh në rrugën "Vaso Pasha" u vra gabimisht mbrëmjen e djeshme në një atentat që kishte objektiv 36 vjeçarin, me të cilin ndodhej ulur në një tavolinë.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme (9 shtator) rreth orës 21:30 në zonën e ish-bllokut, në lokalin "Xhoi Lloto", të cilin Elton Fusha kishte marrë me qera.

Policia në një njoftim për shtyp informon se në momentin e vrasjes në tavolinë ka qenë të ulur Elton Fusha së bashku me Fatos Hoxhën pronarin e "Xhoi Lloto" dhe bashkëshorten e tij, Majlinda. Mbrëmë rreth orës 21.30 në rrugën "Vasho Pasha" në ambjentet e brëndëshme të lokal " Xhoi Lloto" marrë me qera nga shtetasi Elton Fusha, kur ky i fundit është qëlluar me armë zjarri pistoletë ne drejtim të tavolinës ku ishte ulur sëbashku me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha."- thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot. Elton Fusha mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Majlinda Shukri Hoxha, 28 vjeçe, humbi jetën menjëherë në vendin e krimit.

Recommended