Tiranë, në ndjekje të policisë që korr parcelat me hashash të Vrapit

  • 9 years ago
Asgjesimi i parcelave të mbjella me hashash nga policia në fshatin Vrap të kryeqytetit është ndjekur sot nga afër nga kamera e "A1Report!".

Pas të dhënave alarmante të Guardia di Finanza ku Shqipëria është kthyer në një republikë hashashi, operacioni në terren i uniformave blu e konfirmon më së miri këtë lajm.

Jo vetëm Lazarati ku ende nuk ndërhyhet, por dhe periferia e kryeqytetit ka plot parcela me bimën fitmiprurëse. Operacioni në Vrap është kryer nga forcat e antidrogës të komisariatit nr.1 dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Fshati Vrap i përket komunës Baldushk.

Pasi kemi përshkuar km të tëra me asfalt, hyjmë në një rrugë të pashtruar që të çon në parcelën e hashashit që është vendosur të asgjesohet me anën e një operacioni "Blic".

Recommended