Bllokimi, dëme të mëdha për kompanitë vendore

  • 9 years ago
Biznesmenët filluan t'i llogarisin dëmet që i shkakton lufta ekonomike mes Maqedonisë dhe Kosovës. Vlerësime të sakta nuk ka ende, por është e qartë se e gjithë kjo shkon në dëm të të dyja shteteve. Kështu vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Sipas tyre, e gjithë kjo nuk është ndonjë lojë naive- por se në pyetje janë interesa personale të biznesit që janë të afërta me disa qarqe politike. Tregjet shumë vështirë fitohen, por është e qartë me çfarë masa mund të humben ato, thotë Kuçi. Ai vlerëson se mbrojtja e tregut vendor të miellit, është masë joekonomike e cila i shkaktoi këto probleme.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë që nga fillimi i kësaj lufte apelonin të gjendet zgjidhje për këtë problem që shkon në dëm të dyja shteteve.

"Presim të dyja qeveritë të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e problemit. Synimet dhe aktivitetet tona janë që të arrihet marrëdhënie e balancuar e importit dhe eksportit mes Maqedonisë dhe Kosovës, ndërsa embargoja e këtillë nuk shkojnë në këtë drejtim", thonë nga LOEM.

Maqedonia ka suficit në këmbimin tregtar me Kosovën. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2009 këmbimi ka qenë në vlerë prej 324 milionë dollarë, në vitin 2010 ka qenë 460 milionë dollarë, në vitin 2011, 576 milion dollarë dhe në vitin 2012, 420 milionë dollarë. Në shtatë muajt e parë të këtij viti këmbimi tregtarë është 176 milionë dollarë. Maqedonia nga Kosova importon dhjetë herë më pak sesa eksporton. Natasha Stojanovska

Recommended