Sërish protestë tek Ekonomiku: T'i jepet fund betonizimit rreth godinës

  • 9 years ago
TIRANE- Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë kanë kërcënuar se do të zhvillojnë një protestë 24-orëshe, nëse nuk gjendjet një zgjidhje për kërkesat e tyre. Ata kërkojnë t'i jepet fund betonizimit përreth këtij fakulteti, të merren masa për ujërat e zeza, si dhe kthimin e konviktit të Gjuhëve të Huaja siç ka qenë më parë.

Në shenjë simbolike ata zhvilluan një orë leksioni sërish para ambienteve të këtij fakulteti të ulur kembëkryq.

Ndërsa një ditë më parë, drejtuesit dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës të cilët prej ditësh kanë bojkotuar provimet e shtatorit në shenjë proteste kundër ndërtimit të një godine në ambientet e territorit të këtij fakulteti, nëpërmjet një letre të hapur i kërkojnë instancave shtetërore të marrin masa për këtë problem.

Recommended