Atentati në Tiranë, Petrit Marku vrau në '99, hetohet hakmarrja

  • 9 years ago
TIRANE- Ish të dënuarit për vrasje Petrit Marku i është bërë atentat me eksploziv pasditen e djeshme në zonën e Laprakës, në afërsi të sheshit Shqiponja.

40-vjecari po udhëtonte me makinë nën shoqërinë e familjarëve, motrën djalin e tij si dhe një shtetase hungareze për të cilën ende nuk dihet nëse ishte e bashkëjetuesja e tij apo jo, kur makina ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit të telekomanduar ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit tip Mercesed Benx Cabriolet, i cili ka marrë dëmtime të rënda në pjesët e poshtme, ndërsa janë plagosur lehtë 3 pasagjerët e tjerë.

Përmes disa pamjeve ekskluzive të sjella në redaksinë e A1 REPORT nga kamera amatore, duken qartë dëmtimet që ka marrë drejtuesi i mjetit në të dyja këmbët. Makina "Mercedes Benz Cabriolet" me targa AA 787 DK ka shpërthyer rreth orës 18:35 të 8 shtatorit 2013, dhe nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Petrit Marku, ndërsa janë plagosur lehtë, tre personat që e shoqëronin: Djali i tij rreth 12-14 vjeç, e motra dhe e dashura hungareze. Ata po ktheheshin nga drekë familjare.
Ai është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit për t'u transportuar më tej në Spitalin Ushtarak ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Më rëndë është drejtuesi i mjetit Marku, i cili ka pësuar dëmtime të rënda të gjymtyrëve të poshtme dhe u dërgua në sallën e reanimacionit, për t'iu nënshtuar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga pamjet e tv A1 Report shihet se sasia e ekspozivit është vendosur në pjesën e poshtme të automjetit, në anën e majtë ku ndodhet vendi i shoferit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth 200 metra nga vendi ku ndodhet mjeti, pasi drejtuesi humbi kontrollin e drejtimit të makinës. Nga grupi hetimor është konkluduar ishte vendosur eksploziv me telekomandë në pjesën e poshtme të mjetit.

Njësia antieksploziv pritet të hetojë më tje ngjarjen dhe llojin e eksplozivit të vendosur.

Recommended