Tiranë, zhvendoset stacioni i trenit nis menjëherë vjedhja e shinave

  • 9 years ago
TIRANË - Shinat e trenit rrezikojnë të përfundojnë për skrap, ndërsa uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga 4 të rinjë në rrugën "Jordan Misja" të cilët ishin duke ccmontuar disa prej shinave mesditën e sotme.

Aksioni është kryer nga uniformat e komisariatit numër 3, ku vec të rinjve janë sekuestruar dhe disa leva, çelsa, e disa karroca transportuese.

Të arrestuar janë, Orjon Qosja, 16 vjeç, Xhenis Qosja, 17 vjeç, Erjol Medolli, 18 vjeç dhe Gentjan Bacellari, 19 vjeç. Të rinjtë janë kapur duke hequr shinat e trenit për ti shitur më pas për skrap.

Spostimi i stacionit nga Vora në Tiranë rrezikon trasenë aktuale dhe shinat me gjatësi prej 10 kilometrash nga ish-stacioni i cili sot ka nisur të shëmbet e deri në vorë.

E ndërsa disa punonjës së policisë bashkiake ndjekin punimet dhe ruajnë trasen tek ish-stacioni në rrugën "Jordian Misja", krejt e pa mbrojtur mbetet pjesa tjeter e cila kalon në lagjet e Tiranës.

Skrapomania në kryeqytet është kthyer në një fenomen ku veçmas kapakeve të pusetave, tabelave të sinjalistikëk rrugore këtë herë duket se nuk do ti shpëtojnë as shinat!

Recommended