Niko Peleshi drejt kryeministrisë jep dorëheqjen nga bashkia

  • 9 years ago
KORÇË - Niko Peleshi ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i Bashkisë së Korçës, për të marrë detyrën e zëvendëskryeministrit. Vendimi është bërë publik sot nga vetë Peleshi, gjatë një mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të qytetit juglindor.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, anëtarët e këshillit dhe gjithë qytetarët e Korçës. Për Peleshin, emërimi i tij në postin e ri, është një falenderim për punën që kanë bërë të gjithë korçarët.

"Dy mandatet si kryebashkiak ishin një kontratë me qytetarët ku kam mbajtur pjesën time të detyrimit. E tillë është edhe kjo e sotmja, por jam i bindur se nuk do të ndryshojë asgjë për qytetin e Korrcës, për planin e investimeve që i kemi diskutuar të gjithë bashkë. Por në fund kemi rënë dakord për një plan zhvillimi për Korçës, për një filozofi që po e sjell Korçën në rradhën e parë të qyteteve shqiptare", - tha Peleshi në fjalën e tij. Sipas tij, "këto fjalë nuk thuhen për të treguar ato që kemi bërë në bashki apo këshill bashkiak, sepse po të mos ishte qytetari i Korçës nuk do kishim arritur këtë që kemi bërë sot".

Peleshi ka treguar se vendimi për të dhënë dorëheqjen nga posti që mbante ka qenë i vështirë. "Për të gjitha këto arsye vendimi për të ndërprerë këtë rrugë të përbashkët të bërë tani, për zhvillime të tjera kombëtare, ishte një vendim i vështirë".

Ai ka premtuar edhe mbështetje për Korçën pas marrjes së detyrës së re. "Ne kemi fatin e mirë që si qytet kemi gati me projekte zhvillimi, që presin vullnetin politik për tu bërë realitet. Nuk dua të marr angazhime për qytetin e Korçës, por pa dyshim se nëse quhet vlerësim emërimi im si zv/kryeministër ju takon edhe ju dhe gjithë Korçës. Nuk do të mund të kishim projekte të rëndësishme nëse nuk do ishte edhe qytetaria korçare", ka falenderuar Peleshi anëtarët e këshillit bashkia, duke i falenderuar për bashkëpunimin disa vjeçar mes tyre.

Recommended