Vlorë, alarmi i studiuesve po betonizohen monumentet

  • 9 years ago
VLORË - Trashëgimia kulturore në qytetin e Vlorës kryesisht ajo arkeologjike ka rënë viktimë e betonizimit të skajshëm që ka pushtuar këtë qytet.

Alarmin e japin vetë studiuesit e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjikë të këtij qyteti, të cilët i bëjnë apel institucioneve përkatëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij fenomeni.

Muret e kalasë së vjetër, disa porte të vegjël apo edhe objekte të tjera me vlera historike sipas studiuesit, Gëzim Llojdia, janë vetëm një pjesë e kësaj trashëgime kulturore që ka përfunduar nën rrënonjët e betonit.

Sipas tij, ky fenomen ka dhënë impaktin e tij negativ edhe në uljen e turizmit në këtë qytet.

Vlora në hapësirën e saj gjeografike ka shumë monumente kulture ku mund të përmendim, dy parqe arkeologjike, kishat, kalatë apo shtëpitë e vjetra.

Recommended