Karburanti, Prokuroria jep fakte: Në çdo 10 litra, gjysëm litri vidhet

  • 9 years ago
Grupi hetimor i Prokurorisë së Përgjithshme ka zbardhur, për "A1Report!", detajet e para të vjedhjes së qytetarëve në karburante, sipas dosjes voluminoze të sekuestruar dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.

Nga dosja rezulton se për çdo 10 litra karburant, qytetarët vidhen gjysëm litri; pra, për çdo blerje prej 2 000 lekësh, konsumatorëve ju vidheshin 100 lekë.

Sipas dosjes së kontrollit të kryer nga Drejtoria e Metrologjisë, problemet janë tepër të mëdha, pasi jo vetëm në sasi, por dhe në cilësi, ka probleme me karburantet.

Vetëm në Tiranë janë kapur 4 pika karburantesh ku janë hasur shkelje, ndërsa në rrethe, 10 pika të tilla. Qytetet ku janë konstatuar probleme janë Tirana, Durrësi, Korça dhe Elbasani.