QSUT, pas protestës së mjekëve pezullohen punimet e parkingut

  • 9 years ago
TIRANË - Pas protestës së mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare, "Nënë Tereza", paraditen e sotme drejtoria e këtij institucioni ka pezulluar punimet që po bënte firma private për zgjerimin e një parkingu. Kjo firmë, ishte duke prerë pemët që ndodhen përballë spitalit të Kirurgjisë.

Sipas drejtorisë së spitaleve, firma është shpallur fituese pas një tenderi të zhvilluar nga METE. Drejtoria e QSUT-së, mësohet se ka ngritur një grup pune për këtë çështje, që do të verifikojë dokumentat dhe mënyrën se si është dhënë leja për këto punime.

Recommended