Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Mediat e lira dhe të pavaruara mbeten shtylla kryesore e demokracisë, kështu shkruan ambasadori amerikan, Pol Uolers në një kolumn në shtypin ditorë. Sipas tij, propozim ligjet për media që momentalishtë janë në procedurë parlamentare, kanë ngritur diskutime serioze muajve të fundit dhe janë të mirëpritura. Uolers thotë se mediat duhet të jetë të lira të analizojnë dhe kritikojnë veprimet e institucioneve, por, kjo sipas tij, nuk nënkupton edhe mbrojtje të plotë për cilin do qoftë, përfshirë edhe gazetarët që do të shkelin ligjet e vendit. Sikur e gjithë shoqëria edhe gazetarët duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre, shprehet ambasadori amerikan.

'Përveç ekzistimit të kufizimeve të arsyeshme për mbrojtjen e privatësisë së individëve, Ne vlerësojmë se mediat kanë nevojë të jenë të lira që ti analizojnë dhe kritikojnë veprimet e institucioneve, në veçanti të pushtetit. Përshëndesim Qeverinë e Maqedonsië që pranverën e kaluar pezulloi veprimet rreth Ligjit për media me qëllim që të krijohet hapësirë për kontribut më të madh të qytetarëve të Maqedonisë. Të gjitha zërat duhet të dëgjohen, për shkak se të gjithë anëtarët e shoqërisë kanë interes në rezultatin përfuiundimtar", shkruan Poll Uollers, ambasador i SHBA-ve në Shkup.

Në kolumnën e botuar në sot në gazetat 'Utrinski Vesnik' dhe 'Koha', ambasadorit amerikan ka ngritur çështjen në lidhje me ndikimin e qeverive mbi mediat duke thënë SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të përqëndruar në mbrojtjen e mediave nga ndërhyrja e qevrisë.

"Ne nuk dëshirojmë ti sigurojmë qeverisë mjete për të kontrolluar mediat, përkundrazi, angazhohemi që në mënyrën më të mirë të mbrojmë mediat nga restrikcionet e qeverisë. Mediat e lira dhe të pavaruara janë një nga mbrojtjet më të mira që populli mund të ket kundër kontrollit të tepruar të qeverisë", tha Poll Uollers, ambasador i SHBA-ve në Shkup.

Uollers përfundon kolumnën e tij me shpresën se do të merren parasyshë të gjitha këndvështrimet dhe se rezultati final do të jetë miratimi i ligjeve që do tu shërbejnë të udhëhequrve dhe jo udhëheqësve. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended