Mediat argjentinase: Papa telefonoi al-Assad, Vatikani e përgënjeshtron

  • 9 years ago
Zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi përgënjeshtron lajmin, e botuar nga e përditshmja argjentinase "Clarin", për një telefonatë mes Papës dhe presidentit sirian, Bashar al Assad. Papa në fakt i ka shkruar sot presidentit rus, Vladimir Putin një letër me rastin e G20.

Edicioni on-line i të përditshmes argjentinase Clarin, duke cituar disa fonte të Vatikanit, ka shkruar se mendohet që Papa Francesco të ketë folur në telefon me presidentin sirian Bashar al-Assad.

Gjithmonë sipas të përditshmes argjentinase, telefonata e Papës me Assad-in është një "ofezë diplomatike", që do të përfshijë edhe presidentin amerikan, Barack Obama, për të bindur atë, që të mos sulmojë Sirinë.

Gjithashtu, mendohet se Vatikani është në kontakt edhe me Francën, një nga vendet e vetme deri më tani, që mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Recommended