Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sistemi elektronik i caktimit të kontrolleve dhe intervenimeve "Termini im" funksionon me sukses dhe zbatohet në gjithë territorin e Maqedonisë, pohojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të publikuara vazhdimisht rritet numri i udhëzimeve elektronike--për 4 ditët e para të gushtit janë përshkruar 22.000 udhëzime, ndërsa në ditët e para të shtatorit, 45.000, gjegjësisht dyfish më shumë. Por, se si është situata në terren flasin deklaratat e qytetarëve që i anketuam. Një pjesë e tyre janë të kënaqur nga terminet elektronike ndërsa një pjesë ankohen se sistemi ende nuk funksionon.

"Unë jam nga Kumanova, t'ua them edhe sipas caktimit prej atje e këtu, konvenon, mirë është, me kohë, gjithçka është e saktë".

"Më shumë pritet meqë ne kemi ardhur nga Velesi këtu dhe më shumë pritet".

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se problemet krijohen për shkak se një numër i madh i qytetarëve nuk vijnë në terminët e caktuar dhe me këtë rast paraqiten një numër i madh i qytetarëve për t'i anuluar. Ata shprehet se lista do të zvogëlohej dyfish nëse qytetarët i anulojnë me kohë kontrollet.

"Për shembull për degën e Ortopedisë, që është një nga degët më të shpeshta ku udhëzohen pacientët ka prej një deri në dy javë pritje për disa shërbime të caktuara, për shembull në spitalin e përgjithshëm 8 shtatori dhe në Shtëpinë e shëndetit Shkup, mbi bazë ditore ka 40 termine për kontrolle të pacientëve, prej atyre rregullisht vijnë 25 deri 30 pacientë, 15 të tjerët nuk paraqiten në terminin e tyre", tha Millan Arizanovski, projekt menaxher i "Termini im".
Nga Ministria shprehen se sistemi nuk bie, siç ankohen disa mjekë amë dhe nëse ka probleme ato zgjidhen menjëherë për shkak se janë në kontakt të vazhdueshëm. Nga Ministria u bëjnë thirrje qytetarëve që nuk mund të vijnë në terminin e caktuar, të njëjtin ta anulojnë te mjeku amë ose te telefoni kujdestar 15 444. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended