Maqedonia u ngjit për 7 vende në listën globale të konkurrencës që e përgatit Forumi ekonomik botëror. Nga vendi i 80 u ngjitëm në vendin e 73 nga gjithsej 148 vende. Sa i përket konkurrencës janë matur parametra real, gjegjësisht 100 indikatorë të përfshirë në 12 shtylla. Ndërsa e keqja e kësaj është se ndonëse ka përparim më të mirë se sa disa vende të rajonit si Kroacia, Bosnja, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa më keq se Bullgaria, Sllovenia dhe Mali i Zi, sërish investitorët që duhet të sjellin vendime për investimin e parave të tyre, nuk vijnë në Maqedoni. Për zëvendës kryeministrin Vladimir Peshevski, investimet e pakta të huaja për këtë vit, që për 6 muajt e parë ishin 101 milion euro, nuk e pasqyron gjendjen reale.
"E para, kur merren ato numra, saktë dolën disa të dhëna kur bëheshin krahasime me disa vende, por ato duhet të shikohen për kokë banori. Nëse i shihni për kokë banori, ne nuk qëndrojmë aq keq në rajon", tha Vladimir Peshevski, zëvendës kryeministër.
Megjithatë, matematika tregon se në vitin 2012 edhe sipas këtij parametri, investime për kokë banori, Maqedonia nga 8 vende të rajonit, është në vendin e parafundit. Pas nesh është vetëm Serbia me 48 dollarë investime të huaja direkte për kokë banori, ndërsa të gjitha vendet e tjera, si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Sllovenia janë para nesh. Tre shtet e para nga kjo listë, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia kanë 973. 337 dhe 291 dollarë investime të huaja për kokë banori. Sipas Peshevskit, përmirësimi i konkurrencës është si rezultat i politikave të qeverisë dhe ai pret që deri në mbarim të vitit, numri i investimeve të huaja do të rritet, pasi tashmë ka paralajmërime nga kompanitë. Ndryshe, pesë vendet më konkurrente janë Zvicra, Singapori, Finlanda, Gjermania dhe SHBA-të. Goran Temenugov
Comments