Karburantet që vjedhin, hetuesit sekuestër listës së Metrologjisë

  • 9 years ago
Lista e pikave të karburanteve, që abuzojnë në treg duke vjedhur qytetarët, që sot është në duart e "Task forcës" së Prokurorisë së kryeqytetit. Pas hezitimit të Drejtorisë së Metrologjisë për të bërë publikë, emrat, kjo listë është marrë sot nga oficerë të policisë gjyqësore, ndërsa hetimet do të drejtohen nga prokurori Julian Zonja. Nga 240 kontrolle, 7 pika janë gjetur me shkelje të rënda, ndërsa në litra, sasia e vjedhur nga qytetarët i kalon 10 mijë litrat.

Oficeri policisë gjyqësore Emror Kasaj mbërriti rreth mesditës në DPM, ku pasi qëndroi në një takim prej 1 orë e 30 minutash me titullarin e këtij institucioni, sekuestroi dhe dosjen ku ndodhen të gjitha të dhënat mbi kontrollet e karburanteve në terren dhe emrat e tyre.

Burime nga grupi hetimor dhe Drejtoria e Metrologjisë thanë për "A1Report!" se janë në total 240 pika të kontrolluara, ku ka rezultuar se 7 pika shitjesh rezultojnë me probleme.

Recommended