Rama rikandidon për kreun e PS në fund të shtatorit

  • 9 years ago
Sipas statutit socialistët në fund të shtatorit pritet të hyjnë në zgjedhje për kreun e PS, pasi 26 shtatori shënon ditën e mbarimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar. Pasi më 26 shtator 2009 Rama u përball me Maqo Lakrorin, ku fitoi me afro 90% të votave. Afrimi i datës 26 shtator i hap rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS saksionon se mandati i kryetarit të PS është 4 vjet. Asambleja Kombëtare, sipas Nenit 27 i Statutit të PS përcakton se kur vendi i kreut të partisë mbetet vakant.

Asambleja mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, që nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Siç pritet, Edi Rama do rikandidojë për kryetar të PS dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt. Më 2003, në pozicionin dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Rama kandidoi për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Meidani, garë të cilën ai e humbi, pasi përballë kishte kreun dhe kryeministrin e vendit.

Recommended