Martesat në moshë të madhe tendencë perëndimi dhe në Shqipëri

  • 9 years ago
Sociologë e organizatorë dasmash pohojnë për "A1Report!" se thuajse kanë humbur dasmat ku të rinjtë martohen në moshë të re, pa iu dedikuar shkollimit. Kohët moderne duket se i kanë thyer ato tabu, ku jo vetëm që martesa vjen si kurorëzim i dashurisë, por ajo ç'ka evidentohet më së tepërmi vitet e fundit, preferohet të bëhet në moshë të madhe.

Sociologia Entela Binjaku shprehet për "A1Report!": "Mosha mesatare rreth së cilës martoheshin vajzat dhe djemtë shqiptarë ishte shumë me e vogël se kjo që shohim ne aktualisht. Mendoj që një nga arsyet kryesore përbën rritja e periudhës së shkollimit për femrën shqiptare.

Një arsye e dytë është emigracioni; një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë përgjatë këtyre dy dekadave kanë emigruar dhe kjo ka bërë që të ulet edhe numri i pretendentëve, le të themi, për martesë.

Recommended