SHKODER- Mbledhja e kabinetit të ri qeveritar, të kryesuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, ka përfunduar pas gati 4 orë bisedimesh. Në këtë mbledhje të dytë përgatitore të qeverisë së zgjedhur, ministrat kanë biseduar me kryeministrin në pritje Edi Rama, lidhur me programin 100 ditor dhe atë të 300 ditëve të para të qeverisjes.
Ministrat njëherësh kanë raportuar për planin e punës për çdo dikaster që drejtojnë, shpërndarjen e buxhetit, dhe administrimin e punës në isntitucionet përkatëse.
Vetëm 30 minuta pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka komentuar përfundimin e takimit, në rrjetin social "Facebook", ndërsa është shprehur se do të "shpërblejë me punë të ndershme e të palodhur" besimin e dhënë nga të gjithë qytetarët.
Comments