Liroi Ilir Xhakjen, pretenca: 3 vite burg për Neritan Tabakun

  • 9 years ago
TIRANË - Prokuroria e Tiranës kërkoi sot dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorim detyres për ish-gjyqtarin Neritan Tabaku. Prokuroria kërkon gjithashtu që Tabaku të mos ushtrojë për 5 vite rrjesht profesionin e gjyqtarit.

Prokurori Jualian Zonja duke lexuar pretencën në seancën e sotme gjyqësore argumentoi se Neritan Tabaku duke mos zbardhur në kohë vendimin e dhënë ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, ka bërë që prokuroria të mos e apelonte dot vendimin që çoi më pas në lirimin e të akuzuarit për vrasje, i cili më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin Adem Tahiraj.

Në seancën që u zhvillua për rreth 30 minuta dhe nisi në orën 10.00 të paradites së sotme, mungonte i pandehuri, i cili përfaqësohej nga avokati mbrojtjës, Arianit Roshi.

Gjatë seancës së drejtuar nga gjykatësi, Bujar Krasniqi, prokurori i çështjes, Julian Zonja, ka deklaruar se, Tabaku "ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të çështjes ndaj të akuzuarit për vrasje Ilir Xhakja."

Pas dhënies së pretencës, avokati mbrojtës kërki nga gjykata e Tiranës kohë për të dhënë argumentet e mbrojtjes.

Gjykata vendosi që seanca e rradhës ku do të dëgjohen konkluzionet e avokatit mbrojtës të Neritan Tabakut të zhvillohet në datën 18 shtator dhe më pas gjykata do të caktojë një datë tjetër ku do të bëjë publike vendimin.

Recommended