Parku i automjeteve të Ministrisë së Brendshme, me qera për 20 vjet

  • 9 years ago
TIRANË - Bashkë me ikjen e qeverisë Berisha, po reduktohen edhe pronat publike, të cilat pikërisht kjo qeveri po i jep me koncension apo i shet.

Kësaj here, radha ka qenë e parkut të automjeteve të Ministrisë së Brendshme, e cila i është dhënë një subjekti privat, me qira për 20 vjet për ambiente shërbimi.

Vendimi për këtë park me sipërfaqe 550 m2 është marrë para një muaji, e megjithatë në zonë privatët kanë nisur të ndërtojnë.

Në pjesën fundore të parkut ka përfunduar së ndërtuari një objekt, ndërkohë që vijohet me ritme të shpejta ndërtimi i një tjetri.
Zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë asnjë informacion për transferimin e kësaj prone dhe as emrin e subjektit që e ka marrë atë.

Por kjo nuk është e vetmja pronë publike që është dhënë me qira. Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria ka nxituar të shesë apo të privatizojë cdo pronë publike, e madje, edhe shërbime. Bëhet fjalë Portin e Durrësit, konviktin e gjuhëve të huaja, helikopterë të ministrisë së Brendshme, Albpetrolin e shumë prona të tjera publike.

Recommended