Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka kundërshtuar ashpër idenë për dislokimin e Qendrës për të varurit nga narkotikët nga komuna e Kisella Vodës në atë të Çairit. Mexhiti shprehet i prerë se Qendër për të varurit nga droga duhet të ketë në të gjitha 10 komunat e qytetit të Shkupit dhe se hapja e tyre duhet të hapet paralelisht në të njëjtën kohë dhe secila komunë të ketë qendrën e saj për ti trajtuar pacientët që gravitojnë në territorin e saj.

"Në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojmë që Çairi të jetë pilot komunë dhe në asnjë moment nuk do pranojmë që në Çair të trajtohen dhe qytetarët që janë të varur nga narkotikët nga komunat tjera. Pra qëndrimi është i prerë dhe kategorik që mund të pranojmë vetëm kompromisin që 10 komuna të formojnë 10 qendra. Asnjë lloj mënyre dhe forme tjetër nuk është i pranueshme", deklaroi Izet mexhiti, kryetar i Çairit.

Mexhiti thotë se fillimisht kishte një propozim që Komuna e Çairit të jetë qendër pilot së bashku me komunat e Butelit dhe të Shuto Orizares, por edhe kjo është kundërshtuar. Kreu i Çairit thotë se ekziston vetëm një zgjidhje që projekti të nis në të gjitha 10 komunat në të njejtën kohë.

"Tendenca e fundit ishte që të mos fillojnë 10 qendrat për njëherë por të ketë pilot qendra dhe nuk di është rastësi apo jo, kanë vendosur që një të jetë në Çair, Butel dhe komunën e Shutkës dhe unë këtë e kam kundërshtuar edhe në mënyrë institucionale e kundërshtoj edhe në mënyrë publike. Dërgoj porosi të qartë deri tek ata që janë kompetent, që merren me realizimin e këtij projekti në kuadër të ministrisë së shëndetësisë dhe vetë ministrit të shëndetësisë që ne mund të pranojmë nëse ky projekt fillon në 10 komunat e qytetit të Shkupit përnjëherë dhe secila komunë ti trajton qytetarët e vet që janë të varur nga narkotikët", u shpreh Izet mexhiti, kryetar i Çairit.

Me këtë qëndrim Mexhiti ka njoftuar edhe vetë Ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ky i fundit gjatë konferencës për shtyp ditë më parë, iu shmang pyetjes së TV Alsat në këtë temë.

"Më falni, vetëm pyetje nga tema...', u përgjigj Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

Ndryshe, sipas të dhënave të Institutit për mbrojtje shëndetësore numri i personave të varur nga narkotikët në Maqedoni arrin në mbi 10 mijë persona. Ata janë trajtuar në qendrën e Kisella Vodës por edhe në një tjetër që ekziston në qytetin e Strumicës. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended