Kryeministri Nikolla Gruevski tha sot se akoma nuk ka realizuar një takim me partnerin koalicionit qeveritar, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, për të diskutuar lidhur me vizitën e tij zyrtare në Athinë dhe qëndrimin e palës greke lidhur me çështjen e emrit. Duke komentuar vizitën e Ahmetit në Athinë Gruevski tha se çdo aktivitet qëllim mirë është i mirëseardhur në drejtim të zgjidhjes së kontestit rreth emrit. Sa i përket raportit të progresit, ai tha se po bëhen përpjekje që ai të jetë pozitiv por se fjalën e fundit e ka Komisioni Europian.
"Nuk mund të jap ndonjë vlerësim se çfarë është biseduar në takim pasi akoma nuk jemi takuar me zotëri Ahmetin megjithatë mund të them në përgjithësi se çdokush që ndjen se në çfarë do mënyre mund të kontribuoj, të ndihmoj, etj. aktivitetet e tij janë të mirëseardhura derisa ato janë qëllim mira", deklaroi Nikolla Gruevski kryeministër. Alsat-M
Comments