Bashkia Orikum, i shkaktuan shtetit 25 mln lekë dëme, hetohen 8 zyrtarë

  • 9 years ago
ORIKUM- I shkaktojnë shtetit 25 milionë lekë dëme, përfundojnë në gjykatë tetë anëtarë të vlerësimit të ofertave në Bashkinë Orikum.

Hetimet tashmë kanë përfunduar nga prokuroria e rrethit Vlorë, ku për dëminin ekonomik janë gjetur fajtorë shtetasit e mëposhtëm R.Mjalti, H.Çapoj, V.Ibrushi, E. Xhelilaj, I.Kokuri, A. Karafilaj, F. Bozhani dhe I. Troqe.

Ndër shkeljet më të rënda është cilësuar ajo për vlerën monetare të përdorur në rehabilitimin e lagjes 4 në Orikum, ku ka pasur dhe pabarazi në tender ndërmpjet dy firmave pjesmarrëse, duke shpallur fituese firmën e cila s'plotësonte kushtet.

Sipas organit të akuzës, dëmi ekonomik në rehabilitimin e lagjes 4 Orikum me fond 20.833.000 lekë të reja, rezulton një procedurë e parregullt e cila duhet të ishte kthyer e të ribëhej, dhe jo siç kanë vepruar anëtarët në kundërshtim me ligjin.

Recommended