Zhduket gomonia me 27 persona kërkime në Shqipëri e itali

  • 9 years ago
TIRANE- Një gomone ku mendohet se ndodhen 27 klandestinë është zhdukur prej mbrëmjes së djeshme në kanalin e Otrantos. Gazetari ynë Artur Korriku thotë se nga Salla Ndëroperacionale e Durrësit është marrë njoftimi se drejtuesi i gomones mund të jetë shqiptar, ndërsa klandestinët mendohet se janë kurdë. Alarmi SOS u dha mbrëmjen e 2 shtatorit ora 20:50, dhe menjëherë kërkimet filluan si nga pala shqiptare ashtu dhe italiane. Aktualisht në Itali, në bregdetin e Puglias vazhdojnë kërkimet nga 4 anije italiane dhe një helikopter përballë brigjeve të qytezës së Monopolit në zonën e Pulias, (më në veri të kanalit të Otrantos, në zonën e jugut të Adriatikut), aty ku është lokalizuar dhe një gomone. Ndërkohë në ujrat territoriale shqiptare kërkimet vazhduan gjatë natës për gati 10 orë dhe momentalisht janë ndërprerë. Bisedat telefonike me gazetarin e A1 Report Artur Korriku, Oficerin e Forcave të Armatosura Arjan Osmani si dhe shefin e bazës së Pashalimanit Subi Zenelaj

Recommended