Zhvillimet urbane dhe transformimet e pësuara në shoqërinë shqiptare kanë rrezikuar dhe zhbërë shumë prej traditave të ruajtuara prej vitesh e të trashëguara në breza.
Kjo gjë ka ndodhur dhe me traditën e "virgjëreshave të betuara" apo njohur gjerësisht si burrneshat, traditë e cila ruhet prej qindra vjetësh në zonat malore dhe pjesën e Alpeve Shqiptare.
Burrneshat shqiptare kanë nxitur fotoreporterin amerikan, Jill Peters t'i kushtojë një dokumentar dhe një set fotografik me titull "Ai/ajo/ai, jetesa e përditshme e grave, kthyer në burra në Shqipërinë e Veriut".
Peters shkruan në artikullin e tij, botuar në portalin Radio Evropa e Lirë, se kjo traditë e Burrneshave më shumë ka zënë vend në vendosjen e grave në një status të barabartë me burrat, sepse sipas Kanunit, një kod i vjetër shqiptar, gratë nuk kanë të drejta të pinë duhan, të qëndrojnë me burrat, si dhe të kryejnë biznes apo të përfitojnë pasuritë e familjes.
Comments