Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
"Agimi i Artë" hakmerret, duke bllokuar emigrantët shqiptarë, që të mund të rikthehen në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Nga pika kufitare e Kakavijës - ku kanë hyrë shpeshherë më parë, por edhe janë ndaluar nga policia - eksponentë të "Agimit të Artë' sot në mesditë janë zhvendosur me një protestë antishqiptare në doganën e Kapshticës, në anën greke, dhe prej andej kanë vijuar në Kostur, ku edhe aty kanë penguar sërish kalimin e emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë apo anasjelltas.

Siç mësohet nga korrespondentja e 'A1 Report" në Korçë, Lediona Xheladinaj, protestuesit e 'Agimit të Artë' kanë tentuar të godasin me grushta edhe tre shqiptarë, por fatmirësisht nuk i kanë lënduar, pasi ka ndërhyrë policia greke.

Në protestë u shfaq edhe një parullë ksenofobe: "Shqiptarët janë qenër, nuk i duam në vendin tonë, do t'i djegim.

Category

📺
TV
Comments

Recommended