Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov shprehet i kënaqur nga rrjedha e konkursit të dytë për kthimin e mjekëve specialist nga sektori privat në atë publik. Sipas tij, gjatë konkursit të dytë gjithsejtë 35 mjek specialist të fushave të ndryshme do të kalojnë nga sektori privat në atë publik. Ndryshe në konkurs është shfaqur një interesim i madh dhe për këtë qëllim kanë konkurruar 108 mjek-specialist. Ndërkohë që gjatë konkursit të parë të shpallur kohë më parë 45 mjekë u transferuan nga sektori privat në atë publik. Kjo sipas Todorovit paraqet përforcim të kuadrit shëndetësor publik.
"Specialistët nga konkursi i dytë do të punësohen në Shtëpinë e shëndetit - Shkup, në Manastir, Vinicë, Prilep, Strumicë, Kumanovë. Procedura për pranimin e tyre është në rrjedh e sipër. Numri më i madh i mjekëve veçmë kanë nënshkruar marrëveshje. Pritet që për të gjithë këta njekë specialistë procedura të përfundoj dhe për 2-3 javë të fillojnë me punë. Qëllimi jonë është përforcimi i kuadrit mjekësor, sepse viteve të fundit ishim dëshmitarë të ikjkes së kuadrit shëndetësor nga shëndeti publik në atë privat", tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë. Alsat-M
Comments