Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Vritet me armë zjarri një person në qendër të qytetit të Fushë Krujës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 në vendin e quajtur "Ish -klubi I gjuetarëve", vetëm 50 metra larg rajonit të policisë së Fushë Krujës.

Sipas policisë, viktima është Lulzim Shera, 45 vjeç, nga komuna Nikël, dhe kishte rreth 1 vit që kishte lënë qelinë e burgut, nga ku kishte vuajtur dënimin për më shumë se 20 vjet për vrasje.

Mësohet se 45-vjeçari punonte si shpërndarës buke në dyqanet e qytetit të Fushë Krujës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended