Aleatët e Ramës janë konkretë në kërkesat e tyre për të ndarë bashkëqeverisjen e vendit në nivel qëndror e lokal pas fitores së thellë të shënuar më 23 qershor. Krerët aleatë, ndonëse shprehen se të gjithë partitë e vogla bashkë, pa PS dhe LSI kanë marrë mbi 100 mijë vota, ata thonë nuk pretendojnë shumë poste, duke qënë vetëm në kufinjtë e normales. Burimet të brendshme nga selia e secilës parti politike e cila ka marrë numër të konsiderueshëm votash, bëjnë me dije se gjashtë prej tyre pretendojnë një post zv.ministri.
Pavarësisht se mediat bëjnë me dije se kreu i zgjedhur i qeverisë ka kërkuar nga ministrat përkatës nga dy propozime për poste zv.ministrash që të jenë mundësisht nga shoqëria civile, apo njerëz që nuk kanë qënë më parë në drejtim, krerët e partive aleate pretendojnë për një post zv.ministri, bazuar në marrëveshjen parazgjedhore të firmosur me kreun e PS Rama si dhe në rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti.
Comments