Obama: Jam i vendosur për të sulmuar, pres Ok nga Kongresi

  • 9 years ago
UASHINGTON - Presidenti i SHBA, Barack Obama deklaroi sot vendimin e tij për sulm ushtarak të SHBA ndaj Sirisë, por që ka nevojë për mbështetje nga Kongresi.

"SHBA do ndërhyjnë ushtarakisht. Assad është përgjegjës për sulmet kimike. Por ndërhyrja jonë do jetë e studiuar, e limituar, me aksione të limituara në qëllime dhe rezultate, jo nga toka. Ushtria jonë është pozicionuar dhe do jetë gati me një urdhër. Dhe kjo nuk dihet nëse do jetë nesër, pas një jave apo nga sot një muaj". Këto kanë qenë thelbi i deklaratës së Obamës në një konferencë të posaçme për shtyp mbi Sirinë, ku ka shtuar edhe: "do shkojmë përpara dhe pa aprovimin e OKB-së" dhe se "do t'i kërkojë një 'po' Kongresit amerikan".

Obama fillimisht ka përmendur se "kemi konstatuar se ka qenë qeveria siriane që e ka bërë këtë sulm, një atentat kundër dinjitetit njerëzor" dhe se "gjithçka konfirmon atë që gjithë bota ka parë; njerëz të vdekur dhe fëmijë të vdekur, ndër to djem dhe vajza, të gjithë të vrarë. Assad është përgjegjës për sulmet kimike".

"Kam pushtetin të urdhëroj një sulm pa autorizim, por besoj se është e nevojshme të kemi një debat", ka thënë presidenti Obama, duke shtuar se ka biseduar me drejtuesit e Kongresit, që të vënë në axhendë një debat dhe votim për Sirinë me riçeljen e Kongresit në 9 shtator.

"Egërsitë e Damaskut nuk duhen vetëm hetuar, por përballuar", ka shtuar Obama. ''Kam vendosur të dënoj Sirinë ushtarakisht për përdorimin e gazit, por përveç Commander in Chief jam edhe presidenti i demokracisë më të vjetër parlamentare. Vendi do të jetë më i fortë dhe aksioni më efikas, nëse do ndjekim këtë rrugë", ka thënë Obama.

Obama ka shtuar se "ky përbën një kërcënim për gjithë komunitetin ndërkombëtar; për Jordaninë, Iranin, Turqinë".

"Unë jam këtu për sigurinë kombëtare dhe fuqia jonë nuk është vetëm ushtarake, por duhet të jetë edhe një shembull. Sot kemi vendosur se çfarë do të jetë e drejtë për demokracinë tonë", ka deklaruar presidenti amerikan.

Ai ka marrë në konsideratë edhe mendimin e kundërt për të mos sulmuar Sirinë. "Respektoj mendimin e atyre që thonë: Të mendohemi mirë". Por qindra fëmijë kanë vdekur pa asnjë lloj arsye. Nuk mund të lejojmë, që fëmijët tanë të rriten në një vend, ku ne nuk mbajmë premtimet tona".

Obama ka kujtuar edhe pasojat e luftës, duke thënë se "nëse nuk marrim vendime të tilla duhet të jemi gati të kemi konseguenca të tjera. Lufta është shumë e rëndë dhe ne sapo kemi dalë nga një tjetër luftë në Irak, por ne jemi SHBA".

"Ajo që është bërë me armët kimike nuk duhet të hetohet, por duhet të zgjidhet. Do u kërkoj të gjithëve të jenë në krahun tonë", theksoi Obama.

"Drejtësia është pushtet -- ka vijuar Obama -- edhe nëse nuk ka opsione të lehta, siguria jonë dhe vlerat tona na kërkojnë të bëjmë sikur nuk shohim. Jam gati të veproj për të përballur këtë dhunë", ka përfunduar Obama.

Recommended