MADRID - Lëvizja sindikaliste "SAT", e krahut të majtë në Spanjë ka shënuar një tjetër vepër si personazhi Robin Hood, hajduti hero i folklorit anglez që ndihmonte të varfërit duke vjedhur nga të pasurit.
Një grup antarësh kanë hyrë në një supermarket dhe kanë mbushur plot disa valixhe me materiale shkollore për tua shpërndarë fëmijëve të varfër në rajon .
Unioni i Punëtorëve të Andaluzisë, organizuan disa vjedhje verën e kaluar në supermarkete duke marrë ushqime dhe duke ja shpërndarë më pas të varfërve.
Një përfaqësues i SAT tha se bastisja ishte menduar të ishte paqësore dhe është projektuar për të 'shpërndarë ' materiale shkollore fëmijëve të varfër pasi përfaqësojnë gjendjen e spanjollëve në këtë kohë krize ekonomike.
Comments