Tiranë, mbyllet stacioni i trenit qytetarët do udhëtojnë nga Vora

  • 9 years ago
Qytetarët të cilët udhëtojnë me tren nga Tirana në drejtim të rretheve të tjera tani duhet të shkojnë në Vorë për të marrë trenin, pasi stacioni hekurudhor aktual i kryeqytetit do të mbyllet që nga dita e hënë. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave. Kjo është bërë pasi Bashkia e Tiranës do të nisë ndërtimin e bulevardit të ri. Drejtoria e hekurudhave ka bërë të ditur gjithashtu se, në dispozicion të qytetarëve që do të marrin trenin në Vorë, ky institucion do të vëjë në dispozicion autobusë që do të transportojnë udhëtarët nga Tirana për në stacionin e ri në Vorë.

Recommended