Nga studio e A1 Report deputeti socialist Erjon Braçe akuzon qeverinë në ikje të kryeministrit Berisha se ka bërë "një batërdi me pronën shtetërore", dhe se për këtë ka nevojë për një hetim të hodhësishëm të institucioneve.
Braçe i kërkon Parlamentit të ri, i cili do të nisë punimet në shtator, të hetojë vendimet e marra nga legjislacioni i kaluar, por gjithashtu hetimet të nisin edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Gjithashtu i kërkon qeverisë socialiste t'i kthejë mbrapsht këto vendime.
"Është një batërdi e tërë që po ndodh me pronën dhe këto janë vetëm ato që dimë ne, por unë dyshoj se ka edhe vendime të tjera që janë dhënë me qera dhe janë shitur për 1 euro.
Comments