Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qeveria "Rama" pritet të nisë zyrtarisht punën më 12 shtator. Burime nga presidenca, kanë bërë të ditur për A1Report se presidenti Nishani do të dekretojë pa asnjë vonesë kabinetin e ri.

Sipas Kushtetutës presidenti ka 10 ditë kohë për të dekretuar qeverinë, por burimet të cilat i referohet A1 Report bëjnë të ditur se Nishani do ta dekretojë brenda 24 orëve që nga momenti kur do i dërgohet dekreti për të firmosur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended