Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministria e shëndetësisë do ta shqyrtojë rastin me pacientin i cili pësoi sulm kardiak dhe për të cilin familjarët pohonin se në Klinikën e kardiologjisë nuk kanë dashur t'i bëjnë korenaro- grafi. Me fjalë tjera, ndonëse gjendja e tij ka qenë në rrezik për jetë, së pari u është kërkuar të sigurojnë 2 mijë euro si garanci për shkak se ai nuk ka pasur sigurim shëndetësor. Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov tha se është i njoftuar me rastin e publikuar në Alsat M dhe njoftoi se nga Ministria e Shëndetësisë nuk ekziston fletë- urdhëresë me të cilën kërkohet që të mos përkujdesen rastet urgjente të cilat nuk kanë sigurim shëndetësorë.

"Jam i njoftuar me rastin. Kishte një jo- saktësi ku thoni se Ministria ka lëshuar fletë- urdhëresë në rast se nuk paguhet shërbimi, të mos bëhet intervenimi përderisa nuk është i siguruar në aspekt shëndetësorë. Instruksion të tillë nga Ministria nuk ka. Mund ta pyesni Drejtorin e spitalit të ri të qytetit. Kjo vlen për të gjitha institucionet. Përkundrazi, qëndrimi im është se gjithmonë kur do të vije person në gjendje me rrezik për jetë pa marr parasysh a është apo jo i siguruar, a ka apo jo mjete për pagesë, institucionet shëndetësore janë të obliguara të ofrojnë këtë ndihmë", tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

Familjarët e shkupjanit 52 vjeçar me iniciale F.A. thanë dje se ndonëse ai ka qenë në gjendje kritike dhe ka luftuar për jetën, mjekët për dy orë të tëra e kanë anuluar intervenimin përderisa familja të siguroj para si garanci. Ministri Todorov tha se ai personalisht do të ndërmerrte masa në rast se konfirmohet se ndokush e ka shkelur rregulloren, secili që është në gjendje rreziku për jetën, të marr ndihmë. Ndryshe, sipas Ligjeve, të drejtën e mbrojtjes emergjente shëndetësore e kanë të gjithë pacientët jeta e të cilëve është në rrezik. Nga Klinika e kardiologjisë për Alsat M informojnë se pacienti është sjellë tek ata 12 orë pas dhimbjeve të marra, kanë konstatuar infarkt subakut miokard dhe i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended