Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Avokati i Popullit i kërkoi sot qeverisë shqiptare të mos pengojë më çeljen e fondit për pagesat e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuar. Në një dalje të posaçme për mediat, përfaqësues të Avokatit të Popullit ka ngritur shqetësimin se nuk është hera e parë kur kësaj kategorie i refuzohet pagesa.

"Institucioni i Avokatit të Popullit, me keqardhje konstaton sërish një problem të përsëritur në lidhje me pagesat e aftësisë së kufizuar. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar. Shqetësimet janë konstatuar nga ndihmëskomisionerët tanë në terrën, por na janë përcjellë edhe nga vetë përfaqësuesit e organizmave të këtyre personave.

Category

📺
TV
Comments

Recommended