Shefja e zyrës postare e fshatit Këmishtaj është arrestuar pasi akuzohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve ka vjedhur paratë e pensionistëve të këtij fshati.
Bëhet fjalë për një shumë prej 8 milionë e 170 mijë lekëve të reja.
Arrestimi i Hatixhe Dakës, 44-vjeçe, është bërë pas urdhër-arrestit të firmosur nga prokuroria. Daka akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Comments