Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Gjashtëmbëdhjetë ministrat e rinj që pritet të lënë mandatin e deputetit për atë të të ministrit, nëse do të dorëhiqen njëkohësisht, do të sillnin krijimin e një tjetër minorance në Kuvend me 67 deputetë, e cila nuk do të votonte dot qeverinë e re që kërkon 71 vota.

Për këtë arsye e majta, po analizon një skemë, e cila nuk do të bëjë të mundur minorancën prej 67 deputetësh për 30 ditë që është dhe afati i zvendësimit të vakancave në Kuvend. Për këtë 16 deputetët ministra pritet që të dorëhiqen pjesë-pjesë.

Sipas burimeve pranë së majtës, të cilët ndonëse pa emra, konfirmojnë se 16 ministrat nuk do të dorëhiqen njëkohëshit.

Kjo për arsyen e vetme që mazhoranca e re të mos bie nën 71 vota që nevojiten për të votuar qeverinë e re në Parlament.

Burime brenda së majtës theksojnë se ka kohë që një skemë e tillë përflitet në selinë e PS, nga do të dalin shumica e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, plotë 12 ministra. Nëse ministrat do të dorëzonin mandatet në të njëjtin moment, atëherë mazhoranca do të reduktohej në 67 vota në periudhën e ndërmjetme

Category

📺
TV
Comments

Recommended