Shpëtim Saraçi në Gjermani pas goditjeve ishemike në tru

  • 9 years ago
Kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi po përjeton ditët më të vështira të jetës së tij. Sot, të afërm të kompozitorit, na konfirmuan se muzikanti i njohur është nisur për kurim intensiv në Gjermani. Ai ka marrë disa goditje ishemike në trurin e vogël që prej më shumë se 10 ditësh dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ka ende përmirësimin e dëshiruar. Një javë përpjekje në spitalet shqiptare nuk kanë dhënë rezultatet që prisnin, ndërsa familja më kot ka pritur një ndihmë nga shteti shqiptar. Sipas burimeve, mësojmë se edhe pas kontakteve dhe ndihmës që familjarët e kompozitorit të njohur kanë kërkuar nga drejtues të lartë të Shëndetësisë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive.

Recommended