Edi Rama zgjedh "Gani Bobi-n" si këshilltarin e tij për rajonin

  • 9 years ago
Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot emrin e Këshilltarit të tij për rajonin i cili është kosovari, Shkëlzen Maliqi.

Njoftimi u bë sot në rrjetin social Facebook. Pjesë e kabinetit të tij, "do të jetë edhe një intelektual i njohur, i mosvarur nga Kosova" Shkëlzen Maliqi - shkruan Rama në Facebook.

Shkëlzen Maliqi veç të tjerash është edhe themeluesi i kompanisë "Gani Bobi", që duke filluar nga viti 2005 ka parashikuar humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhje, duke përfshirë edhe humbjen e thellë të Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Opozita socialiste gjithmonë ka akuzuar "Gani Bobi-n" për manipulim të pastër të sondazheve.
"Gani Bobi" ka punuar gjithmonë në Shqipëri i kontraktuar nga Klan, televizioni më i afërt me qeverinë e Sali Berishës.

Recommended