'Qimja e qenit' prek dy fëmijët e familjes Jusufi

  • 9 years ago
Ndërsa moshatarët e tyre po bëjnë përgatitjet e fundit për të filluar vitin shkollor, Zekija 8 vjeçe bashkë me vëllanë e saj 7 vjeçarin Halilin po numërojnë orët kur ndaj tyre duhet të kryhet ndërhyrje kirurgjikale. Që të dy janë të prekur nga sëmundja e "ekinokokozës" ose ndryshe e njohur si qimja e qenit. Operacionin e parë Halili e ka kryer në muajin maj, por sëmundja i është përsëritur sërish dhe tani ka prekur mushkërinë e bardhë, që kërkon edhe një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Zekija operohet për herë të parë, ajo thotë se mbetet me shpresë se operacioni do të përfundojë me sukses dhe për kohë të shkurtër do t'ju bashkëngjitet shokëve dhe shoqeve në shkollë.

"10 ditë kam ndejt në spital, sot kam arrdhë te shpija me shkua prapë mu bë operacion. Ishalla më kalon krejt mirë, kur të kthehem do të shkoj në shkollë me shoqet", u shpreh Zekije Jusufi, fëmij


Gjendja në të cilën jetojnë pesë anëtarët e familjes Jusufi është shumë e rëndë. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër dhe pa kushte të përshtatshme për jetë, ndërsa ekzistencën e presin nga puna private që bën kryefamiljari Elham Jusufi. Ky i fundit thotë se momentalisht e ka shumë të vështirë për shkak se obligimet ndaj fëmijëve të sëmurë nuk e lejojnë të shkojë dhe të kërkoj punë. Andaj, ai apelon për ndihmë për të tejkaluar shpenzimet e operacioneve ndaj dy fëmijëve.

"Duhet djalin me bë operacion, duhet edhe çikën dy herë, dy operacione i ka, financiarisht jam shumë i dobët, jo që nuk kam me hëngër dhe me pi, elhamdulilah deri sot mirë shyqyr prej Zotit, por kjo sëmundje më ka shkatërrua nuk po mundem di dal në qosh, problem me dy fëmijë të sëmurë edhe tre operacione duhet të bëhen, spitalin duhet ta paguaj, 1500 denarë një natë për gruan që rrinë në spital me fëmijët. Herën e parë i paguajta, ato që i kisha dhe pata mundësi krejt në rregull e tash nuk po kam. Noqoftëse ka mundësi dikush, kushdo që të jetë çka të ketë mundësi me më ndihmu jam i falenderushëm çdo kujt, kush ka mundësi", tha Elham Jusufi, kryefamiljar.

Ndërkohë nëna Sadija rrëfen me lot në sy dhimbjet që po përjetojnë dy fëmijët e saj.

"Gajle, gajle më e madhe bile, kur ta mendojsh se fëmija është në operacion njëherë tash prapë për së dyti, tash edhe çika shumë keq është, po çka të vjen nga Zoti nuk ke çka bën. Fëmijët krejt ndryshe janë bë, janë bë si me trauma, frikohu prej mjekëve, frikohu prej infuzioneve, prej operacioneve kur dalin keq e më keq, nuk ki çka me ba. Të dytë sot duhet me i çua në spital, me bo operacion çikën, prapë djalin, sërish çikën për së dyti, gati janë, kështu po mërziten e nuk po rrinë, po thonë jo shkojmë, jo nuk shkojmë, jo frikohemi", u shpreh Sadije Jusufi, nëna e fëmijëve.

Familja pesë anëtarësh Jusufi jeton në lagjen Vizbeg të Shkupit. Derisa ekipi i Alsat-M u largua nga kjo shtëpi, Halili dhe Zekija qëndronin të ulur pranë oborrit të shtëpisë duke pritur momentin për tu kthyer në spital. Buzëqeshjet e tyre tregonin shpresë se i gjithë ky makth do të mbaroj shpejt.

Melihate Rustem...

Recommended