Qeveria shfuqizoi masën për importin e grurit

  • 9 years ago
Nga 2 shtatori Qeveria do të shfuqizojë masën për import të kushtëzuar të grurit, ndërsa në pjesën e parë të shtatorit pritet të shfuqizohet edhe masa për import të kushtëzuar të miellit. Vendimi i tillë është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë, pasi është konstatuar se tregu është i qëndrueshëm dhe se është blerë 95 për qind e grurit nga prodhimi vendor. Në mënyrë shtesë, kanë përfunduar edhe proceset për stabilizim të tregut të miellit në vend. Dy muajt e kaluar, importi i kushtëzuar i grurit dhe miellit, që Maqedonia miratoi për të mbrojtur prodhimtarinë vendore, shkaktoi reagime të ashpra nga autoritetet serbe. Vendet anëtare të CEFTA-s thirrën seancë urgjente. Por, pas takimit Maqedonia ngeli në qëndrimin se marrëveshja për tregti të lirë nuk është shkelur dhe se masa do të tërhiqet atëherë kur tregu do të stabilizohet, kurse Serbia vendosi afat prej një muaji që kjo masë të tërhiqet. Pas skadimit të afatit të cilin Serbia e vendosi, autoritetet serbe u kërcënuan se Maqedonisë do t'i vendosin kundër -- masa nëse nuk e tërheq masën për import të kushtëzuar të grurit dhe miellit. Megjithatë, deri më tani pala serbe nuk ka vendosur kundër- masa për prodhimet maqedonase kurse qarkullimi i mallrave po zhvillohet në mënyrë normale. Pritet të shihet reagimi i autoriteteve serbe për vendimin më të ri të qeverisë në vend me të cilin importi i kushtëzuar i grurit do të ndërpritet për pesë kurse i miellit për njëzet ditë. Natasha Stojanovska

Recommended