Jankullovska raporton për incidentet nëpër shkolla

  • 9 years ago
Incidentet mes nxënësve nëpër shkolla po shënojnë rënie. Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, raportoi mbrëmë në Qeveria lidhur me incidentet nëpër shkolla gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Gjatë tre mujorit të dytë nga 1 prilli deri më 31 qershor incidentet kanë shënuar rënie në krahasim me tre mujorin e parë janar-mars. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë luajtur projektet 'Policia dhe nxënësit shoqërohen' si dhe 'Siguria në Shkolla'

"Në tre mujorin e fundit, prej një prill deri më 30 qershor të këtij viti janë shënuar gjithsej 34 incidente në mes nxënësve nëpër shkolla që paraqet ulje në krahasim me tre mujorin e parë të këtij viti, pra ulje për 59 për qind, për çka në tre mujorin e parë, prej një janari deri më 31 mars ka pasur më shumë incidente në mes nxënësve nëpër shkolla. Më shumë incidente ka pasur në Shkup, diku 20 incidente prej një prilli deri më 31 qershor, ndërsa 33 incidente janë shënuar në tre mujorin e parë të këtij viti. Pastaj në Tetovë, Ohër, Manastir e kështu me radhë", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.

Incidentet mes nxënësve më të theksuara kanë qenë në Komunën e Aerodromit, Gazi Babës, Çairit dhe Komunës Qendër. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë Jankullovska ka siguruar se Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në tërë territorin e vendit për të parandaluar incidentet e mundshme në fillim të vitit të ri shkollor.

Bedri Rexhallari

Recommended