Washington Post: Plani Obamës për Sirinë, sulm i limituar

  • 9 years ago
SHBA - Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të shtyhet takimi me Rusinë, planifikuar me 28 gusht në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Washington.

Vendimi është i lidhur me nevojën për të gjetur një përgjigje të përshtatshme për përdorimin e armëve kimike në Siri. Ndërkohë, Presidenti Obama po shqyrton mundësinë e një sulmi ushtarak mbi Damaskun.

Nga burime të cituara ne gazeten The Washington Post, sulmi mund të zgjasë jo më shumë se dy ditë. Sipas medias amerikane në ditët e ardhshme pritet që agjencitë amerikane të zbulimit të paraqesin informacione që mbështesin tezën e përdorimit të gazit nga ana e qeverisë Assad, duke përfshirë edhe përgjime telefonike ndërmjet komandantëve të ushtrisë siriane.