Armët kimike, Obama telefonon kryeministrin australian për Sirinë

  • 9 years ago
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përmes një bisede telefonike me kryeministrin australian, Kevin Rudd, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me krizën siriane.

Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, duke saktësuar shqetësimin e dy liderëve përsa i përket përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit sirian kundër civilëve pranë kryeqytetit të Damaskut.

Gjithashtu Obama dhe Rudd kanë diskutuar mbi gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë të konfliktit dhe kanë rënë dakort të mbajnë konsultime të ngushta. Kryeministri australian në një konferencë shtypi në Sydney ka theksuar se bota nuk mund të bëjë një sy qorr për përdorimin e armëve kimike kundër popullatës civile.